Zhduket nëndetësja e Titanikut me turistë brenda, nisin kërkimet në Atlantik – Shqip

by admin
Spread the love

Një operacion kërkim-shpëtimi po zhvillohet aktualisht pasi një nëndetëse që përdoret për të çuar turistët për të vizituar rrënojat e Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik.

OceanGate Expeditions, një kompani e cila ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person, konfirmoi të hënën se nëndetësja e saj kishte humbur në det me njerëz brenda.

Kompania tha në një deklaratë se po “eksploron dhe mobilizon të gjitha mundësi për të sjellë mbrapsht shëndoshë e mirë ekuipazhin”. Ndërkohë që roja bregdetare e Boston aktualisht po kërkon për nëndetësen.

Titaniku u fundos teksa udhëtonte në Oqeanin Atlantik në vitin 1912, pasi u përplas me një akullnajë. Më shumë se 1500 persona humbën jetën.

Gjatë viteve të fundit, shumë njerëz kanë udhëtuar nën det për të vizituar rrënojat e tij, që ndodhen rreth 4 kilometra në fund të Oqeanit Atlantik dhe rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë./tvklan.al

You may also like