Zhduket futbollisti i klubit italian, nuk është parë që nga 12 tetori

by admin
Spread the love

Mesfushori nga Holanda, Mohamed Ihattaren është raportuar i zhdukur.

Anëtari i Sampdorias ishte kthyer në Holandë për ndeshjet e kombëtares në muajin tetor.

Por, prej 12 tetorit, ai nuk është parë më.

19-vjeçari u kthye në Holandë javën e kaluar për arsye private dhe që atëherë është zhdukur nga radarët.

Klubi italian ka tentuar të telefonojë me të, por që ka qenë e pamundur. Thuhet se ai nuk dëshiron të rikthehet në Itali.

Edhe mediat “tulipane” janë hedhur në kërkim të tij.

Ihattaren u ble verën e kaluar nga Juventusi, i cili pagoi 1.9 milionë euro për PSV dhe ia huazoi talentin Sampdorias.

You may also like