KINEMA – Ylli i “Game of Thrones” Ian Gelder vdes në moshën 74-vjeçare

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 maj /ATSH-DPA/- Ian Gelder, i cili luajti rolin e Kevan Lannister në serialin dramë fantastik “Game Of Thrones”, ka vdekur në moshën 74 – pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar.

Gjatë karrierës së tij prej disa dekadash, aktori britanik luajti gjithashtu si Dekker në “Torchwood: Children Of Earth”, si dhe i ftuar në rolin e Charles, studiuesi bibliotekar në “His Dark Materials” dhe Zellin në “Doctor Who”.

“Me trishtim të madh dhe zemër të thyer po njoftoj vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder”, tha aktori Ben Daniels në Instagram.

Daniels dhe Gelder patën një marrëdhënie prej më shumë se 30-vjeçare.

Gelder ishte një personazh i qëndrueshëm i ekranit dhe skenës gjatë karrierës së tij.

Karriera e tij përfshin role në serialet televizive “London’s Burning” dhe Agatha Christie’s “Poirot”, ndërsa ai pati kredite të shumta në produksione në “London’s West End”  dhe “Shakespeare’s Globe Theatre”.

Gelder mori rolin e Kevan Lannister, vëllait më të vogël të Lord Tywin (Charles Dance), në sezonin e parë të “Game Of Thrones”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like