Zhbllokoi sfidën pas pesë minutash, Federiko Dimarko: Golat e Interit janë të provuar në stërvitje

by admin
Spread the love

Federiko Dimarko arriti të shënonte golin e pestë këtë sezon në Serinë A duke barazuar ecurinë më të mirë që ka pasur me Veronën. Mbrojtësi i majtë i Interit realizoi një gol të bukur pas kombinimit me Bastonin dhe thotë se këto janë gjëra të provuara në stërvitje. Ai ka zbuluar gjithashtu disa nga lëvizjet që provon në fushë dhe që kanë rezultuar efikase.


EMOCIONET- “E rëndësishme është që të shënoj gola dhe nuk ka rëndësi nëse janë të bukur apo të shëmtuar. Megjithatë nuk ishte aspak e lehtë që ta godisja topin që më erdhi në zonë. Por jam shumë i lumtur që e shënova dhe që arritëm të merrnim 3 pikët në këtë ndeshje. Ne punojmë shumë me këto detaje në stërvitje dhe kërkojmë pasimet e shpejta për të vënë në vështirësi
kundërshtarin. Sigurisht që lumturia më e madhe është atëherë kur realizon gola që i ke provuar edhe gjatë javës. Ky është fryt i punës dhe për këtë duhet falënderuar trajneri dhe i gjithë stafi. Nuk ishte aspak e lehtë luash me më shumë besim në vetvete. Por dua t’i bëj komplimente Empolit sepse na vuri në vështirësi në disa minuta”.

ROLI- “Unë e them gjithmonë që thjesht bëj detyrën time në fushën e lojës. Dua ta interpretoj rolin në mënyrën time dhe të kërkoj të liroj linjat për shokët e skuadrës, të cilët që të fitonim pas disa ditëve që ishim të angazhuar me kombëtaret. Por donim të jepnim një sinjal dhe ia dolëm”, tha fillimisht Dimarko.

GOLI I SHPEJTË- “Skuadrat vijnë këtu në ‘San Siro’ për të luajtur futboll dhe nuk është kurrë e lehtë. Nëse gjen menjëherë golin atëherë sigurisht që je pak më i qetë dhe fillon të vijnë nga mbrapa dhe për të krijuar epërsi numerike në ato zona të fushës. Kjo është e rëndësishme, pasi e vëmë në vështirësi kundërshtarin”.

Fitorja- “Sigurisht që ishte e jashtëzakonshme që u rikthyem të bënim atë që dimë të bëjmë më mirë. Duam titullin dhe shpresoj që ta mbyllim sa më shpejt të jetë e mundur”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like