“Zhan Mitrev”: Personat përgjegjës të spitalit do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë shërbimeve të inspektimit

by admin
Spread the love




Në ditët e fundit personat përgjegjës nga Spitali klinik “Zhan Mitrev” janë në kontakt me shërbimet inspektuese nga MALMED, ISHSSH, si dhe Prokuroria themelore publike dhe MPB-ja, me qëllim dorëzimin e dokumentacionin e kërkuar, kumtuan nga Klinika private “Zhan Mitrev”.

“Si edhe më parë, në interes të konstatimit të gjendjes faktike, mbetemi në dispozicion për bashkëpunim me të gjitha organet zyrtare shtetërore. U bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga konkluzionet e parakohshme dhe prezantimi i spekulimeve të ndryshme”, theksojnë nga atje.

Disa inspektime janë kryer në klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup pas informacioneve se atje po kryhen teste klinike të pa raportuara dhe pas ankesave të parashtruara nga disa familjar që kërkojnë përgjigje se çfarë saktësisht ka shkaktuar vdekjen e të dashurve të tyre, Covid-19 apo infeksionet bakteriale.


You may also like