Zgjidhet kreu i ri i Partisë Demokratike në Gjirokastër

by admin
Spread the love

Komisioni i Rithemelimit, njofton për mbylljen e procesit të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së në Gjirokastër, ku sipas njoftimit, fitues me 53% të votave është shpallur Eris Shehaj.

Njoftimi:

“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.

Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera”, thuhet në njoftim.

You may also like