Zgjedhjet për kryetar i PS Fier, Petro Koçi: Kandidojnë vetëm për të qënë pjesë e “tavës” politike

by admin
Spread the love

Partia Socialiste ka nisur procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të saj në nivel vendor, pas në Asamblenë e Përgjithshme u mor vendimi që të gjithë drejtuesit të zëvendësohen.

Deputeti socialist Petro Koçi në një postim ka treguar se ka një dyndje drejtorësh për të kandiduar, por sipas tij një pjesë kandidojnë për të mbetur në “tavën” politike.

Postimi i Koçit:

“Jemi në një proces përzgjedhës për drejtuesin e PS në nivel vendor. Kryetari i ri i Partisë duhet të jetë krenari e anëtarësisë, simbol i integritetit moral të socialistit. I ndershëm dhe aktiv ndaj cenimit moral të përfaqësimit të partisë. Model i sjelljes qytetare. Kudo ku ka punuar të ketë lënë gjurmë të respektimit të ligjit, të rregullave dhe të qytetarëve. Kryetari i partisë nuk është vetëm i respektuari i anëtarësisë por edhe i komunitetit. Kryetar që fiton zemrat e popullit, jo planet e klaneve. Sistemi që kemi përcaktuar kësaj radhe është opsioni më i mirë për ta shpëtuar zgjedhjen e institucionit të kryetarit nga konflikti i interesit, nga karrierizmi patologjik dhe lobimi i sponsorizuar nga klanet pushtetkapëse.

Shoh që ka interes të madh për këtë proces. Por e kam për detyrë të paraqes ndonjë dukuri negative. Ka një dyndje drejtoresh për të kandiduar. Në pamje të parë duket thjesht demokratike. Por dyshoj se një pjesë vetëkandidojnë për të mbetur gjithmonë në “tavën” politike. Për të thënë “unë e kam pak drejtorllëkun, meritoj më shumë”. Të tjerë tentojnë të kapin më shumë pushtet. Nga drejtorllëku kanë vënë edhe goxha pasuri dhe kërkojnë lavdinë. Duhet shumë kujdes! Drejtuesi i partisë nuk duhet të jetë përfaqësuesi i administratës, që shpesh merr trajtën e sektit politik, por i anëtarësisë së gjerë. Individë që janë kthyer në kosto për Partinë Socialiste me bëmat në administratë duhen eliminuar në gjykimin e komisionit përzgjedhës dhe të Kryesisë së PS. Duhet ndalur kapja e partisë nga strukturat dhe individët e korruptuar të administratës. Ka plot djem dhe vajza që përfaqesojnë vlerat e pastra të qytetarisë socialiste.“-shkruan ai.

You may also like