Zgjedhjet në Kosovë, voton Albin Kurti: Do të punoj dhe bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave

by admin
Spread the love

Ka votuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas shfrytëzimit të kësaj të drejte, Kurti ka mbajtur një deklaratë për mediat, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

Sipas Kurtit, qeveria e tij do të punojë ngushtë me komunat e Kosovës. Duke u ndalur të bashkëpunimi i qeverisë dhe pushtetit vendor, Kurti ka theksuar se vitet në vijim, do të jenë të mbara.

Sapo ushtrova të drejtën për të votuar. Sot vendosin qytetarët e Kosovës kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajo të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si Kryeministër, unë bashkë me qeverinë tonë do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës, në të gjitha komunat ku jetojnë banojnë dhe punojnë”, u shpreh Kurti.

You may also like