“Zgjedhjet e 25 prillit të mira, jo perfekte”, Kim: Është koha e duhur që të sigurohet vota e diasporës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur në Konferencën e KQZ dhe OSBE. Ajo u shpreh se procesi në zgjedhjet e mëparshme ishte mirë, por jo perfekt.

Kim u shpreh se është koha e përshtatshme për t’u ndërmarrë hapet e nevojshme për votën e diasporës.

Ndër të tjera ambasadorja tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë gjedhe të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi”,-tha Kim.

You may also like