Zgjedhje të parakohshme brenda vitit! – Shqip

by admin
Spread the love

Nisma për ndryshimet kushtetuese projekt i dështuar i LSDM – BDI

Komiteti Ekzekutiv I VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e mbajtur në selinë partiake, në konkluzionet thotë se nisma për ndryshimet kushtetuese është një projekt i dështuar i LSDM-së dhe BDI-së, njofton KlanM.

Sipas tyre dalja nga kjo situatë në të cilën gjendet vendi shihet vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbaheshin këtë vit.

“Konkluza e parë ishte mbështetja dhe falënderimi nga ana e Komitetit Ekzekutiv për unitetin e grupit parlamentar dhe koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, se janë kundër ndryshimeve të imponuara kushtetuese nën diktatin e Sofjes Zyrtare. Tema e dytë është thirrja dhe kërkesa drejtuar Kryetarit të Kuvendit që të mos e keqpërdor Rregulloren. Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti janë të zhgënjyer që mezi kanë 70 deputetëm, kjo nuk do të thotë se deputetëve tjerë nuk duhet t`u lejohet të votojnë, për të parë se kjo nismë është projekt I dështuar I LSDM-së dhe BDI-së. Konkluzioni I Komitetit Ekzekutiv është se kjo qeveri është e delegjitimuar dhe vlerësojmë se dalja nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë këtij viti. Kjo duhet të dakordohet me konsensus nga të gjitha partitë politike, për t`i bërë në afat sa më të shkurtër ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor dhe të shkojmë në zgjedhje, ku qytetarët të marrin vendimin për zgjidhjet lidhur me këtë situatë problematike si pasojë e keqmenaxhimit nga Qeveria” – tha Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE.

You may also like