Zgjedhje Parlamentare dhe lokale më 17 dhjetor! – Shqip

by admin
Spread the love

VUÇIQ: TË JEMI TË BASHKUAR, DO TË PËRBALLEMI ME PRESIONE PËR KOSOVËN

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, njoftuan të mërkurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd. Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor dhe ka theksuar se afatet për veprime zgjedhore kanë nisur pas hyrjes në fuqi të vendimit.

“Konform propozimit të Qeverisë nga 30 tetori, miratoj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit Popullor që u zgjodh më 3 prill 2022. Dekretoj vendimin për shpallje të zgjedhjeve parlamentare më 17 dhjetor 2023” – tha Vuçiq.

Ai qytetarëve serbë u uroi zgjedhje të suksesshme kurse të gjithë pjesëmarrësve rezultat të mirë në prezantimin e ideve dhe qëllimeve.

Vuçiqi vlerësoi se bota jeton në kohëra të vështira për shkak të konflikteve globale.

“Jetojmë në kohëra kur duhet të jemi të bashkuar në luftën për të mbrojtur interesat vitale shtetërore të Serbisë, në kohën kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të Kosovës dhe cështjeve tjera rajonale dhe botërore” – tha Vuçiq.

Paraprakisht Kryetari I Kuvendit serb, Vladimir Orliq, shpalli zgjedhjet lokale për më 17 dhjetor, që do të mbahen në 65 qytete dhe Komuna të Serbisë.

Zgjedhje urgjente të jashtëzakonshme parlamentare dhe mbajtja e tyre deri në fund të vitit, ishte një ndër kërkesat e partive opozitare serbe, që organizojnë protestat “Serbia kundër dhunës”.

You may also like