Zgjedhje në maj? Trajanov: Unë jam deputeti i 61 nëse sigurohen 60

by admin
Spread the love

Në intervistën për numrin e ri të të përjavshmes “Fokus”, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur se a mendon se nuk ka shanse për zgjedhje të parakohshme për momentin?

TRAJANOV është përgjigjur: Duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme, pothuajse të gjitha partitë besojnë se tani nuk është koha për zgjedhje, sepse jemi në krizë. Le të shohim se si shkojnë gjërat.

Mendoj se është më e arsyeshme, nëse hapet kjo temë, të arrihet një marrëveshje ndoshta për vitin e ardhshëm. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në prill ose maj. Nëse do të jenë 60 deputetë “për”, unë do të isha i 61-ti.

Është mirë edhe për LSDM-në edhe për presidentin Kovaçevski, për të fituar legjitimitet. Sepse një nga sulmet kryesore nga kundërshtarët dhe kritikët politikë është se ai nuk ishte në zgjedhje.

You may also like