Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ngjela plas deklaratën e fortë për Arben Krajën

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, teksa ka kritikuar punën e bërë deri më tani të kryetarit aktual, Arben Krajës.

Në një intervistë televizive, Ngjela u shpreh se Kraja, nga sjellja dukej i trembur, teksa nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë i përfshirë në korrupsion.

Sipas Ngjelës, Kraja nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për të goditur korrupsionin dhe krimin në Shqipëri.

“Kryetari i SPAK nuk ka kompetenca të mëdha por kontroll hetimin e Byrosë Kombëtarë dhe kontrollorëve të SPAK, dhe nuk bën një sy qorr apo vesh shurdh, por i denoncon. Ky që ishte nuk pamë të bënte gjë. Nuk ka prova thotë. Kështu thonë diktaturat, nuk ka prova. Prova është fakti kryesor me të cilin mbrohet shteti. Për të eliminuar një të keqe që po i kanoset Shqipërisë çdo gjë mund të ndodhë” – tha Ngjela ndër të tjera.

Avokati u shpreh se ambasadorja Yuri Kim ka qenë aktive me Këshillin e Lartë të Prokurorisë e cila do të vendosë për kreun e ri të SPAK, teksa thekson se diplomatja mund të vendosë një njeri të saj në krye të këtij institucioni.

“Njerëzit e nxjerrin vetë konkluzionin. Pyetja lind nëse kjo zonjë që ka mbushur me optimizëm shqiptarët, do e vazhdojë ‘luftën’ me fakte?! Pozicioni i Shqipërisë është më i ndryshëm. Kanë nxjerrë non-grata një ish-kryeministër për korrupsion. Ne nuk kishim forcën tonë, na e bënë SPAK, e ndaj po presim. Ambasadorja është treguar aktive në KLP, që bënë gabim që ia lanë këtë kompetencë këtij institucioni për zgjedhjen e kreut të SPAK. Ka thënë ruajuni se unë i kam të gjitha. Pra do të vendosë një njeri të vetin atje” – u shpreh Ngjela.

You may also like