“Zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK, gabim kushtetues”, shpërthen juristi i njohur

by admin
Spread the love

Juristi Sokol Hazizaj ishte i ftuar në edicionin qendror të lajmeve ku foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ai shpjegoi për gazetaren Juli Xhokaxhi se kishte një gabim kushtetues kur u zgjodh Altin Dumani në krye të strukturës së posaçme.

“Mendoj që ka një vëmendje të shtuar të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht ambasadës amerikane dhe për shkak të këtaj do të thosha që sot nuk u vure që në zgjedhjen e drejtuesit të ri, ka një gabim kushtetues. Po të shikoni nenin 148, zgjedhja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme zgjidhet me shumicën e anëtarëve të KLP.

Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me shumicën, nëse 5 është shumica e 11…Po ju shpjegoj kushtetueshmërisht se cilat janë nocionet. Ka disa nocione ku përmasat vendosen ose me numrin e të pranishmëve ose me numrin tërësor të organit. Në rastin konkret, kemi me numrin e anëtarëve të KLP, që përcaktonte numrin 11. Dhe kur nuk është 11, duhet krijuar 11 për të marrë 5 vota. Mua, të paktën më prezumon që kjo nuk ka refleksione pozitive për të ardhmen.”, tha ai.

You may also like