Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, sot është pritur në Farnesina nga Nënsekretari i Shtetit për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Benedetto della Vedova.
Gjatë takimit shumë frytdhënës, u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke e ndalur dhe vlerësuar veçanërisht potencialin e lartë të shkëmbimeve bilaterale në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.
Gjithashtu, palët u dakorduan që të vijojë tutje intensifikimi i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Italisë.
Zëvendësministri Ahmeti, pasi bëri një ekspoze shteruese të prioriteteve dhe reformave që ka ndërmarrë Qeveria Kurti, i ftoi autoritetet italiane që të jenë më të pranishëm përmes agjencive të tyre tregtare dhe kulturore, me qëllim të që të intensifikohen marrëdhëniet dypalëshe Kosovë – Itali, drejt një partneriteti të mirëfilltë strategjik dhe gjithëpërfshirës.