Zëvendëskryeministri Mariçiq viziton Strasburgun – TV SHENJA

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, prej sot gjendet për vizitë dyditore pune në Strasburg, me rastin e takimit të 20-të të Komitetit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Siç raporton SÇE, zëvendëskryeministri Mariçiq në Parlamentin Evropian do të mbajë fjalim me këtë pikë: “Shkëmbim mendimesh me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, Mikulash Bek, ushtruesen e detyrës drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Mikela Matuela, shefen e Departamentit “Ballkani Perëndimor” në Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme, Elza Fenet dhe eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçuk.

Në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë takime me bashkëkryetarin e Komisionit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Andreas Shider, me deputeten sllovene në Parlamentin Evropian dhe koordinatore e grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut”, Irena Joveva, me Tineke Strik nga “të gjelbërit” holandezë dhe Matijazh Nemec.

Hapja e takimit të 20-të të Komitetit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të bëhet nga Andreas Shider dhe Sonja Mirakovska, bashkëkryetarë të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedonia e Veriut-BE, ndërsa përveç pikës për shkëmbimin e mendimeve me përfaqësuesit e Qeverisë sonë, Këshillit të BE-së dhe KE-së për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pikat e rendit të ditës do të jenë gjithashtu edhe sundimi i ligjit: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shoqëria civile dhe media, kriza energjetike dhe mjedisi, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal dhe Raporti i dialogut “Zhan Mone”.

You may also like