Zëvendësministri Besnik Bislimi e pret nesër në takim kryediplomatin çek Jan Lipavsky, njofton zyra e kryeministrit.
Ky takim vjen në kohën kur Çekia ka intensifikuar përpjekjet që çështjen e liberalizimit të vizave ta vendosë në agjendën e këshillit të BE-së.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský”, thuhet në njoftim.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.