Zero votues nëpër vendvotime. Çfarë tash, Kryeministër? – Shqip

by admin
Spread the love

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet në veri të vendit

Ai e ka shkruar se kishte zero votues në vendvotime dhe se janë humbur qindra e mijëra euro pa asnjë rezultat.

“Zero votues nëpër vendvotime. Shkolla të mbyllura. Humbje e qindramijëra eurove. Asnjë rezultat. Rikthim në pikën zero. Tani, kjo maskaradë, sepse e tillë është, kujt po i shërben? Pse ky ngulm me ia prishë kaq shumë imazhin Kosovës. Ku mbetën serbët lojal të Kryeministrit? Përmes këtyre zgjedhjeve, vetëm sa u shpërfaq dobësia e këtij pushteti edhe një herë. Ju kemi thënë qysh në fillim që ky proces është anti-ligjor, i pamenduar mirë dhe, më e keqja, i dëmshëm – ashtu siç u vërtetua të dalë. Megjithatë, një gjë, përmes këtyre zgjedhjeve, Kryeministri dhe Qeveria kanë arritur të bëjnë: dëm të pariaprueshëm Kosovës dhe proceseve demokratike. Çfarë tash, Kryeministër?”, ka thënë Gjoshi.

You may also like