Zërat për Milinkovic, Lotito: Nuk është në shitje, kam refuzuar 140 milionë

by admin
Spread the love

Sergej Milinkovic-Savic është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit është përfolur për interesimin e shumë klubeve të mëdha dhe presidenti Claudio Lotito e ka thyer heshtjen.

“Milinkovic nuk është në shitje. Kam refuzuar ofertë 140 milionë euro për të, vite më parë”, është shprehur kreu i klubit të Lazio për “Rai Sport”, por gjithsesi e ka lënë një “shteg” për 27-vjeçarin serb.

“Do ta pyesja Sergej se çfarë dëshiron të bëjë vetëm në rast se marrim një propozim të rëndësishëm nga një klub i klasit botëror”, ka shtuar Lotito, i cili këtë verë do të duhet të shesë për të bërë përforcime më pas. / oversport.tv

You may also like