Zeqiri: Synojmë që në Kuvend të Zubin Potokut të kemi pjesëtarë të shumicës serbe (VIDEO)

by admin
Spread the love

Izmir Zeqiri, fitues i zgjedhjeve të 23 prillit për Komunën e Zubin Potokut, ka thënë se në kuvendin e kësaj komune synojnë të kenë edhe pjesëtarë të shumicës serbe.

“Do të provojmë të vendosim dialogun me qytetarët serbë kryesisht, me akterë të partive, të shoqërisë civile, profesionistë të ndryshëm dhe do t’i bëjmë ofertë për t’i futur në kabinetin tonë nëse duan të punojnë sipas ligjit të Kosovës… Kemi njerëz që i njohim, do t’i japim ofertë. Do të përpiqemi të vendosim një lloj komunikimi e bashkëpunimi. Do të kisha qenë i lumtur nëse arrijmë që shumicën e dikastereve ose të drejtorive ta drejtojmë nga ekspertë të fushave të ndryshme kryesisht nga shumica serbe”, ka thënë Zeqiri në Rubikon, njofton Klankosova.tv

Ai tha se e planifikojnë një gjë të tillë, pra përfshirjen e komunitetit serb në këtë komunë, për të funksionuar më lehtë, por, sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë kanë kuadër të mjaftueshëm për të funksionuar vetë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like