Zelensky : Veprimet e rusëve në Donbass është një politikë e qartë gjenocidi

by admin
Spread the love

Ofensiva e intensifikuar e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pasqyron “një politikë të dukshme gjenocidi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

”Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar”, tha Zelensky.

“Ata duan të kthejnë në hi si Mariupolin, Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk”

Në qyetet afër kufirit rus si Dontesk dhe Luhansk forcat ruse ‘po marrin banorët për të plotësuar vendin e ushtarëve rus të plagosur ose të vrarë’ është shprehur Zelenskky. 

”E gjithë kjo, përfshirë deportimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”.

Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është fjalë për fjalë një çështje për shpëtimin e jetëve dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent.

Rruga Press

You may also like