Zelensky: Kyiv ka shumë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore

by admin
Spread the love

Rusia “mund të ndalohet”, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky por Kievi ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së Ukrainës.

Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur”- tha presidenti ukrainas, duke shtuar se: “Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore”, dhe nënvizoi se ato ishin “ajo që na duhen më shumë”.

Një zyrtar i forcave ajrore ukrainase paralajmëroi dje se përshkallëzimi i sulmeve me raketa dhe dron ruse në javët e fundit e kishte lënë Ukrainën në një “deficit” të cenueshëm të armëve anti-ajrore. Zelensky pranoi se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t’i siguronin ato.

“Depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore,” tha ai.


Top Channel

You may also like