Zejdush Gashi e çoi një copë Begrace në Georgia të SHBA-ve (FOTO+VIDEO)

by admin
Spread the love

Bashkatdhetari Zejdush Gashi nga Begraca e Kaçanikut, në vitin 1999 u detyrua të lërgohej nga vendlindja dhe të zhvendoset në SHBA, më saktësisht në shtetin Georgia. Ishte një fillim i vështirë për të, pasi do të duhej të ballafaqohej me një jetë krejtësisht të ndryshme nga ajo që i ofronte vendlindja. Si edhe shumica e bashkatddhetarëve tanë që kanë prirje për ta mësuar një gjuhë të huaj, edhe Zejdushi tashmë 45-vjeçar e mësoi shumë shpejt gjuhën angleze e amerikane. Me ndhmën e Zyrës për Emigracion të vendt, ai u integrua shumë shpejt në vendbanimin e ri.

Më pas, begracasi do ta shfrytëzojë potencialin e tij të madh të fuqisë punëtore, duke hapur së bashku me Enis Belën nga Kaaniku një biznes me kuzhina bashkëkohore, kryesisht nga guri. Aktualisht, biznesi i tyre ka marr hov të madh dhe në kompaninë e tyre janë të punësuar gjithsej 23 punëtorë. Jo vetëm kaq, këtu përfshihen edhe dy lokacione për shitje të kuzhinave klasike bashkëkohore. Për shkak të kualitetit të lartë, produktet e tyre në të shumtën e rasteve janë të kërkuara nga amerikanët. Për kualitetin e tyre dëshmon edhe çmimi i një kuzhine që sillet rreth 40 mijë dollarëve, ndërsa në të shumtën e rasteve, ato i blejnë mjekët dhe avokatët.

Përkundër gjithë këtij suksesi, Zejdushi ka një nostalgji të madhe për Begracën. Ai për portali Shtegu ka pohuar se shpreson që një ditë do të kthehet njëherë e përgjithmnë në vendlindje, duke shtuar. “Guri rëndë peshon në vend të vet”.

 

You may also like