Zefina Hasani: Për “Dhimbje e lehtë” po shkruaj si gazetare edhe për tim vëlla

by admin
Spread the love

Gazetarja Zefina Hasani shkuan shpesh për ngjarjet kulturore në vend. Duke nisur nga shfaqjet teatrale e deri te eventet kulturore.

Këtë herë ajo ka vendosur të komentojë shfaqjen: “Dhimbje e lehtë”, shkruar nga Harold Pinter, me regji të vëllait të saj, Valdrin Hasanit dhe protagonsitë Genc Fuga dhe Eni Jani.

Duke pranuar se nuk e ka të lehtë të shkruajë për një shfaqje pas së cilës fshihet vëllai i saj, Zefina shkruan: “Vendosa të shkruaj, si gazetare edhe për tim vëlla, për “Dhimbje e lehtë”. Kam shkruar ndër vite për pothuajse çdo shfaqje që kam parë me syrin e gazetares së kulturës, por të shkruaja për punën e tim vëllai nuk e kisha hiç të lehtë. Jo pse s’kisha dot ndjesi, mendim e fjalë, por sepse prej lidhjes së gjakut me të, ndjeja drojë se mos i thosha me tepri çfarë kam brenda trurit e zemrës. Na kanë formatuar prindërit të jemi modest në gjithçka bëjmë e të mos e gërthasim ne vetë atë që të tjerët mund ta thonë më mirë. Këtë sjellje bluajta që prej natës së premierës së ‘Dhimbje e lehtë’ që Drini solli me regjinë e tij në skenën e @teatrikombetareksperimental. Heshta e s’shkruajta… derisa sot i thashë vetes: Duhet të shkruash për sfidën e vështirë të një regjisori të ri për të sjellë në skenë një vepër elitare, cilësore, që bota e ka vlerësuar si brilante për mënyrën si zbërthen krizën e shpërfytyrimin e një çifti që gërryejnë njëri- tjetrin, por që këtu në Shqipëri mund të tërheq vetëm një target grup të ngushtë. Duhet të shkruash për zbërthimin regjisorial, deri në detaje e grimca, të historisë, situatave e karaktereve e për lojën aq të natyrshme të Enit, që ishim mësuar ta shihnin në filma e seriale, por që na tregoi se qenka edhe mjeshtre e skenës së teatrit apo dhe të Gencit që e sjell mpakjen e një burri në një mënyrë të atillë që të lë pa frymë. Dhe ja ku po shkruaj, si gazetare e pse dreqin jo edhe si motra e një vëllai që të bën krenare për zgjedhjet e tij. Kam vlerësuar dhe promovuar artin e vërtetë, që të mundon e të vë përballë dilemës: A ja vlen më të mundohesh në këto kohë!? Ndaj shkrova edhe sot, pikërisht për këtë lloj arti që përqafoi edhe im vëlla bashkë me çiftin simpatik. Unë do të jem edhe sot në sallë, për ta shijuar sërish shfaqjen tuaj”.

Shfaqja “Dhimbje e lehtë” është një nga më të diskutuarat e ditëve të fundit dhe do vazhdojë t vihet në skenë sot dhe deri të dielën në orën 19:00.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like