Zbuluam rreth një milion raste me sëmundje infektive – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se kanë zbuluar rreth një milion raste të sëmundjeve infektive, pa pasur aftësinë e nevojshme mjekësore për t’i trajtuar ato, pasi e përshkruan situatën mjekësore në Gaza si “jashtëzakonisht katastrofike”.

Në një deklaratë të lëshuar, ministria theksoi se pushtimi izraelit shkaktoi një katastrofë të papërshkrueshme humanitare dhe shëndetësore, e cila sipas tyre, kontribuoi në përhapjen e epidemive dhe sëmundjeve infektive.

Ministria konfirmoi gjithashtu se banorët e veriut të Gazës po luftojnë me vdekjen si pasojë e urisë që ka tejkaluar nivelet globale për shkak të mungesës së ujit dhe ushqimit.

Ministria tha se Izraeli ka vrarë 364 punonjës shëndetësorë dhe ka arrestuar 269, përfshirë drejtorët e spitaleve, gjatë 150 ditëve të agresionit në Gaza.

Kjo ministry gjithashtu shtoi se Izraeli ka shkatërruar 155 institucione shëndetësore, ka nxjerrë jashtë shërbimit 32 spitale, 53 qendra shëndetësore dhe ka vënë në shënjestër 126 ambulanca.

You may also like