Zbulohet skandali i radhës i futbollit spanjoll. Federata kishte fshehur në bodrum faturat e pagesave të Barcelonës për gjyqtarët

by admin
Spread the love

Skandali i pagesave të miliona eurove nga Barcelona për zëvendëspresidentin e Komitetit të Arbitrave, Hoze Maria Enrikez Negreira, shënon një tjetër etapë që shton më shumë dyshimet për mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje prej vitesh nga autoritetet e futbollit spanjoll.

Policia spanjolle në muajin shtator bëri një kontroll të plotë në zyrat e Federatës dhe në dokumentacionin e lexuar nga gazetarët e nga “El Confidencal” në Spanjë, shkruhet se janë gjetur edhe fatura që i përkasin kompanive të Negreuras dhe të birit të tij, që ishin të fshehura në bodrumin e godinës.

Dokumentacioni për pagesat që i kishte bërë Barcelona në vitet 2008-2010, i përket periudhës kur president i katalanasve ishte pikërisht Joan Laporta dhe i korrespondon shumës 1,031,839 euro.

Sipas hetuesve të kësaj çështje, Negreira dhe i biri, kishin përdorur dy kompani për të fshehur pagesat, por nuk dihet se pse ato kanë përfunduar në zyrat e Federatës Spanjolle e për më tepër, pse ishin fshehur nga kjo e fundit. Kur shpërtheu skandali dhe u bë publik, Federata Spanjolle zyrtarisht mohoi të kishte informacion rreth kësaj çështje, por gjetja e këtyre dokumenteve tregon se ata ishin prej kohësh në dijeni të plotë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like