​Zbulohet shtatorja e heroit Fahri Fazliu në Obiliq

by admin
Spread the love

Në Komunën e Obliqit, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, është zbuluar sot shtatorja e heroit, Fahri Fazliu, me ç’rast është theksuar kontributi i heroit Fahri Fazliu për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Obliqit, Xhefer Gashi ka thënë se Fazliu ka qenë udhërrëyfes për shumë të rinjë që t’i kapin armët për të arritur idealet kombëtare.

Në mesin e shumë të pranishmëve ka qenë edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili ka mirëpritur zbulimin e shtatores së Fahri Fazliut.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë, ai ka rënë në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Heroi Fahri Fazliu është lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës./Kosovapress/

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like