Në dy javët e ardhshme Pallço duhet të sillet në RMV dhe gjykohet për vrasjen e Vanjës

by admin
Spread the love

Lupço Palevski – Pallço do të sillet në RMV më së voni në dy javët e ardhshme, sipas ekspertëve të sigurisë. Ata thonë se pas miratimit të ekstradimit, policia nga të dyja vendet është duke punuar në planin e transportimit. Dita, ora apo mjeti i transportit me të cilin do të merret Palevski, sipas tyre, duhet të mbahet në fshehtësi të madhe.

Për shkak të peshës së krimit, konsiderohet se është mirë që Palevski të sillet me një fluturim special të organizuar dhe siguruar nga autoritetet maqedonase.

Eksperti i sigurisë Gjurçevski thotë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanjës dhe Pançes mund të sillet përmes rrugës tokësore, për të cilën në procesin e ekstradimit nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së afatit për transport, pasi sipas ekspertëve dyshimet se autoritetet turke, si zëvendësim i Palevskit, do të kërkonin persona që morën pjesë në tentativën për ndryshim të dhunshëm të pushtetit në Turqi dhe që aktualisht ndodhen në Maqedoni.

Edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme konfirmoi se janë duke u bërë përgatitje për transportin e Palevskit, i cili tha se për një kohë të shkurtër i dyshuari do të jetë në tokën e RMV-së.

Ndërkohë, nga prokuroria kanë bërë të ditur se Palevski do të transferohet menjëherë në Shutkë, pasi tashmë është me statusin e të paraburgosurit.

MARKETING



You may also like