Zbulohet sherri mes Mancinit dhe Balotellit, magazinieri shmangu përdorimin e duarve

by admin
Spread the love

Ish-magazinieri i Manchester City-t, Les Chapman ka rrëfyer një prapaskenë mjaft interesante mes Roberto Mancinit dhe Mario Balotellit.

Dy italianët u përfshinë në një sherr shumë të ashpër në dhomat e zhveshjes, që për pak mund të kishte përfunduar në përdorimin e duarve.

Mancini hyri shumë i nervozuar në dhomat e zhveshjes dhe lëshoi një shishe në drejtim të Balotellit, por ai uli kokën me shpejtësi dhe i shpëtoi goditjes. Shkuan gati në përplasje fizike dhe mu desh të hyja mes të dyve, që të mos i lejoja të përdornin duart. Debatuan gjatë në italisht dhe nuk kuptova asgjë çfarë u tha, por di që ai sherr mund të kishte përfunduar shumë rëndë.

Duke folur për sulmuesin italian, ish-magazinieri i Manchester City-t tregon atë që mendonin të gjithë për të: Ishte shumë i talentuar, por nuk ka për të qenë kurrë një futbollist skuadre. Asisti për Agueron në ndeshjen e fundit të Premier League, që i siguroi City-t titullin, do të mbetet i vetmi gjest i tij në ndihmë të ekipit”, shprehet Les Chapman.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like