Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë, sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron të virusit SarsCoV2. Testimi është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe.

“Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik”, njofton MSH.

Pasi kaloi Covidin, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron.

Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.


You may also like