Zbulohet plani i fshehtë i Netanyahut! Strategjia për krijimin e shtetit palestinez për të ardhmen e Gazës

by admin
Spread the love

Gazeta izraelite Jerusalem Post ka publikuar një plan i fshehtë izraelit synon të krijimin e një qeverie ushtarake në Gaza dhe nxitjen e lidhjeve rajonale, duke synuar një shtet të ardhshëm palestinez dhe paqen me Arabinë Saudite.

Faza e parë përfshin krijimin e një qeverie ushtarake gjithëpërfshirëse izraelite në Gaza për të mbikëqyrur ndihmën humanitare dhe për të marrë përgjegjësinë për popullsinë civile gjatë një “periudhe tranzicioni”.

Në fazën e dytë, do të formohet një koalicion ndërkombëtar arab, duke përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe e Bahreinin. Ky koalicion duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për normalizimin rajonal, e cila mbështet krijimin e një “autoriteti të ri palestinez”.

Zyrtarët, të cilët nuk janë të lidhur me Hamasin, do të trashëgojnë administrimin e Gazës nga Izraeli, duke i dhënë fund sundimit ushtarak. Izraeli do të ruajë të drejtën për të kryer operacione sigurie në Gaza, duke pasqyruar operacionet e tij në Bregun Perëndimor, sa herë që lindin nevoja operacionale.

Faza tjetër, e cila varet nga stabilizimi i Gazës dhe suksesi i entitetit të ri, përfshin reforma të gjera në Bregun Perëndimor të pushtuar në lidhje me funksionalitetin, përmbajtjen arsimore dhe menaxhimin e terrorit të autoritetit palestinez. Nëse kjo fazë vazhdon pa probleme brenda një afati kohor të paracaktuar prej dy deri në katër vjet, Izraeli do të njohë një shtet palestinez të përcaktuar brenda territorit të autoritetit palestinez dhe do të marrë në konsideratë transferimin e territorit shtesë.

Ky plan u hartua në Izrael nga një “grup biznesmenësh” dhe u nda edhe me zyrtarët amerikanë. Mes këtyre biznesmenëve, disa janë të lidhur ngushtë me kryeministrin Netanyahu, ndërsa një është veçanërisht i afërt.

Kjo qasje tipizon metodën e Netanyahut: vendosja e të dërguarve të shumtë për misione paralele, ndërkohë që ai vetë mbetet i paangazhuar. Skema e biznesmenëve është plani kryesor që Netanyahu ka marrë në konsideratë, por nga një “distancë e sigurt”, tipike e stilit të tij.

Për shembull, në fillim të dekadës së fundit, Netanyahu u angazhua fshehurazi në negociata të zgjatura me Abu Mazen përmes “Kanalit të Londrës”, të ndërmjetësuara nga i besuari i tij në atë kohë, avokati Yitzhak Molcho, dhe përfaqësuesi personal i Abu Mazen, Hussein Agha. Netanyahu i konfirmoi Presidentit Obama se ai po e drejtonte këtë pistë me pëlqimin e tij, por megjithatë mbante një “distancë të sigurt”. Kjo qasje u integrua më vonë në negociatat e udhëhequra nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, John Kerry, me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, të cilat kulmuan me një propozim të detajuar amerikan për një shtet palestinez – një propozim për të cilin Izraeli ra dakord, ndërsa Abu Mazen ende nuk është përgjigjur.

Pyetja mbetet: A mundet Netanyahu të përqendrohet drejt një veprimi historik që do të përfundonte konfliktin e Gazës dhe do t’i hapte rrugën një shteti të ardhshëm palestinez së bashku me një marrëveshje paqeje historike me Arabinë Saudite? Shanset duken kundër tij, duke pasur parasysh historinë e Netanyahut për braktisjen e nismave të ngjashme përpara se të realizoheshin.


Top Channel

You may also like