Zbulohet e vërteta e objektit misterioz që u gjet në një plazh australian

by admin
Spread the love

Objekti misterioz i gjetur në një plazh të izoluar në Australi i përket Indisë.

Sipas BBC, zbulimi i fragmentit masiv metalik, i gjetur në mesin e korrikut, 250 km në veri të Perthit, kishte krijuar teori të ndryshme rreth origjinës së tij.

India i konfirmoi BBC-së të hënën se fragmenti me ngjyrë të artë ishte pjesë e një PSLV (Polar Satellite Launch Vehicle) i projektuar nga agjencia hapësinore indiane dhe e përdorur për lëshimin e satelitëve në hapësirë.

Një zëdhënës i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO) shpjegoi se i takon Australisë të vendoste për fatin e objektit dhe nuk kishte asnjë koment të mëtejshëm.

Disa vende po ecin përpara me një planifikim të posaçëm në mënyrë që “mbeturinat hapësinore” nga raketat e lëshuara në hapësirë ​​të bien në oqean dhe larg zonave të populluara.

Agjencia Australiane e Hapësirës (ASA) kishte thënë më herët se po punonte me Indinë “për të përcaktuar hapat e ardhshëm në përputhje me çdo detyrim sipas marrëveshjeve të OKB-së për hapësirën”.

Siç thekson BBC, në shumë raste vendet kërkojnë rikuperimin e mbeturinave hapësinore të vendosura jashtë kufijve të tyre, pasi është i dobishëm në kontekstin e analizës së misionit hapësinor përkatës. Megjithatë, në këtë rast, vlerësojnë ekspertët, India nuk ka asnjë përfitim shkencor nga rikuperimi i fragmentit dhe ai mund të mbetet në Australi.

Më herët, kryeministri i vendit Roger Cook kishte sugjeruar që fragmenti të ruhej në një muze shtetëror, së bashku me rrënojat e stacionit Skylab të NASA-s që ishin zbuluar në vitin 1979. Nga ana e tyre, banorët e zonës shprehën dëshirën që ajo të mbetet aty ku është, në mënyrë që të jetë një atraksion turistik në të ardhmen.

You may also like