Zbardhet dëshmia e kryetarit të PD-së për çështjen e ‘nxehtë’! Çfarë tha Lulzim Basha para prokurorëve belgë që zbarkuan në vendin tonë

by admin
Spread the love

Disa ditë më parë në vendin tonë zbarkuan prokurorët belg ku morën në pyetje kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa zyrtarë të tjerë.

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para prokurorëve belgë se denoncimin e 3.4 milionë eurot që u sekuestruan brenda ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit në vitin 2018 e ka marrë nga qytetarët.

Mësohet se Basha është shprehur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ka qenë një letër e dërguar nga një qytetar që e ka informuar mbi paratë që do të vinin në Shqipëri.

“Informacionin për 3.4 milionë eurot e mora nga qytetarët. Informacioni më është bërë me dije përmes një letre denoncuese. Nuk kemi asnjë protokoll për marrjen e denoncimeve,”- mësohet të jetë shprehur Basha.

You may also like