Zaniolo: Nuk e harroj golin e parë me Romën, Totti është një legjendë

by admin
Spread the love

I intervistuar nga pesë fëmijë gjatë nismës “AS Roma Junior Reporter”, Nicolò Zaniolo ka folur edhe për ndjesitë që ka provuar ditën që ka shënuar golin e tij të parë me fanellën verdhekuqe:

“Ishte një emocion i pabesueshëm, pastaj stadiumi shpërtheu duke thirrur emrin tim. Ishte diçka që mezi e prisja që kur isha në moshën tuaj. Ishte një ditë shumë e bukur.

Çfarë mendoj për Tottin? Është një legjendë, një kampion, është idhulli i tifozëve romanistë dhe jo vetëm. Ndjej vetëm shumë admirim për të, shoh videot e tij herë pas here, është me të vërtetë shumë i mirë”, ka thënë talenti i Romës. / Oversport.tv

You may also like