Zanetti: Lautaro më gëzoi! Interi e ka grupin, e treguam ndaj Salernitana

by admin
Spread the love

Interi mposhti 5-0 skuadrën e Salernitana dhe mori kreun e klasifikimit, në pritje të duelit Napoli-Milan, ndërkohë që ka edhe një ndeshje për ta luajtur me Bologna.

Triumfi i djeshëm e ka gëzuar jashtë mase legjendën e Interit, Javier Zanetti, i cili mban edhe postin e zëvendëspresidentit te kampionët në fuqi të Italisë.

“Fitorja kundër Salernitana ishte shumë e rëndësishme dhe sigurisht që jam shumë i kënaqur për Lauataro Martinez, i cili u kthye te goli me një tripletë.

Ishte një paraqitje e shkëlqyer e gjithë ekipit, që gjithashtu la pas disa rezultate zhgënjyese që kishim marrë. Kjo do të thotë që grupi është aty, skuadra është.

Gjithashtu edhe objektivi është i qartë, te jemi protagonistë në një kampionat me shumë skuadra të forta. Ne jemi ende aty dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Zanetti për Sky Sport. / oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like