“Zanati asnjëherë nuk të lë pa bukë”, Ylli, studenti i cili nga mosha 10 vjeçare punon si byrekxhi

by admin
Spread the love

Byrekun e parë e ka gatuar kur ka qenë vetëm 10 vjeçar e pas një viti ka nisur të punojë me babain e tij. Ylli tani ka 18 vjet dhe po vijon studimet në Fakultetin e sportit, por këtij zanati nuk i është ndarë.

Ndonëse një mjeshtër i ri në moshë, ai bën byrekun më të shijshëm në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“E kam prej babit të trashëgume, prej në 10 vjet kam nisur ngadalë të marr zanatin , ndërsa prej 11 vjet vetëm kam nisur të punoj.

Prej në 11 vjet punon domethënë, çfarë të shtyu a tu duk interesant?

Më shtyu zori se interesant nuk më është dukur fare, por ngadalë nisi të më hyj në qejf.

A të është dukur procedurë e rëndë kur ke nisur në fillim?

Po normal, bëhesha i tëri me vaj tërë ditën prish-rregullo, deri sa e mora zanatin.”- thotë Ylli Kastrati – Student, Byrekxhi.

Momentalisht punon bashkë me babain e tij, por thotë se më nuk i qëndron mbi kokë si dikur.

Ti e bën më mirë a babi?

Mos bëj këso pyetjesh të lutëm.

S’guxon me u përgjigj a… cili pak më mirë?

Unë pak por Sshhtt…

Babai i Yllit, Bashkimi, thotë se këtë punë e bën përmbi 30 vjet, ndërsa porosit prindërit që t’i shtyejnë fëmijët të marrin ndonjë zanat krahas shkollës.

“Unë e kam vjedh zanatin, përpara vidheshte tani mësohet edhe atë i mësojmë me zor.

A kanë të rinjtë interesim për këtë lloj zanati?

Rrallë e hiç, nuk kanë interesim. Gjithçka varet nga prindërit, prindërit duhet t’i mësojnë që nga fëmijëria të punojnë. Duhet të kenë dy shkolla, një zanat dhe një shkollë. Rinia nuk duan të mësojnë, edhe pak nuk do të ketë kush të bëj byrek, vetëm Ylli do të jetë tjerët do të ngelin.”- thotë Bashkim Kastrati – Byrekxhi.

Ylli thotë se zanati nuk të lë asnjëherë pa bukë.

Zanati është i mirë nuk të le pa bukë, secili e ka atë qëllimin e vet në jetë.

Në fund e provuam byrekun nga duart e Yllit. Ishte i shijshëm për t’i lëpirë gishtat.

You may also like