Zakaria: Nuk jam as Pogba e as Vieira, duam fitoren kundër Interit

by admin
Spread the love

Denis Zakaria, një nga blerjet më të fundit të Juventusit ka folur në prag të supersfidës kundër Interit: “E di sa vlen kjo sfidë për tifozët, është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Unë jam këtu për të treguar vlerat e mira dhe kam akoma shumë gjëra për të bërë”, ka thënë mesfushori zvicerian.

Zakaria debutoi me gol në ndeshjen e tij të parë në Serie A: “Një mbrëmje perfektë. Ai gol më ndihmoi të prezantohem, por nuk kënaqem, puna ime sapo ka filluar”, ka thënë mesfushori në një intervistë për “DAZN”.

“Kam karakteristikat e mia të veçanta, nuk mendoj se jam një Pogba apo një Vieira siç shkruhet. Ka ngjashmëri, por unë jam dhe mbetem Zakaria, ndonëse është kënaqësi që të krahasojnë me lojtarë të tillë. Pas 5 viteve në Gjermani doja të zbuloja një kampionat të ri dhe kur Juventusi më telefonoi nuk u mendova 2 herë”, ka thënë Zakaria. / Oversport.tv

You may also like