Zahavi: Lewa nuk ndihet i respektuar, Bayern e ka humbur edhe si njeri

by admin
Spread the love

Situata e Robert Lewandowski te Bayern Munich nuk është aspak e mirë. Në media është shkruar shumë, por tashmë me deklaratën e menaxherit Pini Zahavi konfirmohet çarja e madhe mes palëve.

“Për Lewandowskin Bayern është histori. Nuk ka asnjë propozim nga Bayern për marrëveshjen e re me Robert. Ai do një klub tjetër pas 8 vitesh. Ai është 34 vjeç dhe dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e tij.

Bayern thotë se ka kontratë deri në vitin 2023? Sigurisht, ata mund ta mbajnë edhe për një vit. por kjo është diçka që nuk e rekomandoj”, është shprehur agjenti i njohur fillimisht.

“Lewandowski dëshiron të largohet këtë verë, askush prej nesh nuk shqetësohet për paratë. E vërteta është se ai nuk ndjehet i respektuar nga bordi prej disa muajsh. Bayern e humbi Robertin jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri”, është shprehur menaxheri Pino Zahavi. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like