Zaevi analizon BDI-në në Çair: Jeni duke i humbur votat!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me të shtënat me armë zjarri në hapjen e shtabit të Visar Ganiut dhe BDI-së në Çair, ka deklaruar se  këtë mëngjes e ka parë raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se policia po vepron për të zbardhur rastin. Sipas tij, këto sjellje janë jo evropiane dhe nuk i ngjasojnë një vendi i cili ka aspirata të jetë pjesë e BE-së.

“Pa dallim se për kë bëhet fjalë kjo është e palejueshme, nuk e di se cili ka qenë qëllimi, nëse mendon se dikush me këtë fiton vota gënjehet, ky veprim të humb vota. Demonstrimi i forcës, muskulave madje edhe gjuajtja në ajër është me të vërtetë e pa hijshme për një vend i cili është kandidat për anëtarësim në BE dhe në fund të ditës nuk është as pragmatike. Më duhet ta them atë që ja thash edhe ministrit Sposovski publikisht të veprohet, nuk më intereson se për kë bëhet fjalë që ajo të mos përsëritet”, ka deklaruar Zoran Zaev, raporton SHENJA.

The post Zaevi analizon BDI-në në Çair: Jeni duke i humbur votat! appeared first on TV SHENJA.

You may also like