Zaev: Tani me Filipçen do të kemi më shumë kohë për të vozitur motoçikletat

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për media pas marrëveshjes me Alternativën, ka komentuar Venko Filipçen, duke qenë se në të ardhmen nuk do të jetë ministër i Shëndetësisë, sepse atë vend do ta drejtojë Alternativa, transmeton InfoShqip.

Zaev tha se tani Filipçe do të bëhet shok më i madh me të dhe se do të kenë kohë t’i përkushtohen pasionit të ngasjes së motoçikletave.

Ministrat e rinj dhe qeveria e re nuk do të vijnë me mua si kryeministër, do të vijnë me një kryeministër të ri të ardhshëm të qeverisë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tani do të miqësohet me mua, do të kemi më shumë kohë për të vozitur motoçikletat. Sepse kur punoni, nuk keni kohë për këtë. Ai është shoku im, përveçse bashkëpunëtor. Si neurokirurg mund të jetë i dobishëm për shëndetin, por ka njohuri të shkëlqyera që mund të përdoren në këtë periudhë në nivel komuniteti. “Nëse stafi i ri që vjen dhe kryeministri i ri nuk llogarisin tek ai, unë llogaris tek ai”, tha Zaev./InfoShqip.com

You may also like