Zabaleta shpjegon ndryshimet në formacion: Duam të shohim edhe Muçollin

by admin
Spread the love

Për Shqip, foli ndihmësi i Sylvinhos, Pablo Zabaleta, i cili shpjegoi arsyet e ndryshimeve në formacion.

Nga ana tjetër, Zabaleta theksoi se Bajrami ndryshon nga Muçi ndërsa shtoi se në varësi të ndeshjes, në pjesën e dytë mund të ketë minuta edhe për Muçollin apo lojtarë të tjerë.

Pesë ndryshime- “Duam të aktivizonim lojtarë më të freskët psikologjikisht dhe fizikisht, në Moldavi ishte një ndeshje e vështirë në aspektin mental. Kishte presion dhe ankth ndaj duhej të bënim disa ndryshime”

Konfirmohet Bajrami, rrisk të aktivizohej Muçi- “Bajrami është numër 10 dhe aty luan në klubin e tij. na duhej për këtë ndeshje, Muçi luan më shumë në sulm. Nuk janë të ngjashëm, por mbase e aktivizojmë Muçin në pjesën e dytë.

Është një ndeshje që duam ta fitojmë dhe të marrim kreun e grupit. E kemi marrë seriozisht dhe gjatë ndeshjes mund të shohim për zëvendësimet, mund të luajnë lojtarë që kanë marrë pak minuta dhe kemi edhe Muçollin. Kemi 95 minuta ndeshje dhe kushdo që të luajë, duhet të bëjmë detyrën dhe të fitojmë”, u shpreh Zabaleta.


Top Channel

You may also like