Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat, ka ngecje në shumë sektorë

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se për 14 muaj në pushtet kryeministri Albin Kurti ka qeverisur ad-hoc.

Sipas tij, kemi shumë vendime të momentit, reagime ndaj krizave të shumta
me të cilat është ballafaquar kjo Qeveri dhe nuk ka ende një vizion afatgjatë
të zhvillimit të vendit.

Tutje shton se ka ngecje në shumë sektorë dhe se nuk ka asnjë plan se cila
do të ishte ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar
sistemin e shëndetësisë.

Ymeri pohoi se Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, duke
shtuar se i vetmi dallim që është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë
skandal të madh.

“Kemi ngecje në shumë sektorë, prej investimeve kapitale,
infrastrukturore e mos të flasim për shëndetësinë dhe arsimin të cilat
praktikisht jo që nuk është bërë gjë po nuk ka as mendim se çfarë do të duhet
të bëhet. Nuk ka as një ide e cila mund të thoshim që është ide e duhur për ta
reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë”.

“Në përmbledhje kjo Qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë
ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë,
premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LVV-ja. Qeveria Kurti II nuk
është se dallon nga Qeveritë e tjera, i vetmi dallim që mund të thuhet është se
deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me
përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në
Kroaci, z.Berishaj”.

Ymeri ka folur edhe për reagimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti ndaj
Udhëheqësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ku tha se Kurti
po e mbron këtë të fundit, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Agim Veliut
të cilin e kishte shkarkuar Kurti në kohën e Qeverisë Kurti I.

“Reagimi i kryeministrit Kurti karshi Rakiq ka qenë jo i duhur. Një
gjë është që t’a mbash z.Rakiq në Qeverisje nëse kjo bëhet edhe për çështje
sigurie, një gjë tjetër është pastaj që t’a arsyetosh atë në publik. Problemi
nuk është se pse nuk po e shkarkon, por problemi është që po e arsyeton. Kjo
nuk bënë të arsyetohet sepse kjo pastaj shndërrohet në prosedant edhe për
ministrat e ardhshëm. Ministrat pastaj mund të bëjnë çfarë të duan dhe të
mbeten në pushtet”.

“Aq më tepër kur e kemi parasysh se jemi duke folur për një kryeministër i
cili në Qeverinë e parë e ka shkarkuar z.Agim Veliu vetëm pse e ka dhënë një
ide të vetën në publik para se t’a jap në mbledhjen e Qeverisë. Nëse i
krahasojmë shkeljet që i ka barë Z. Rakiq me ato të Agim Veliut këto janë si
nata me ditë z.Veliu u shkarkua e z.Rakiq nuk u shkarkua”.

“Pse z.Kurti ka pasur një sjellje të tillë karshi z.Veliu i cili
pastaj u bë mollë sherri i rrëzimit të rrëzimit të Qeverisë në mes të
pandemisë. Pse ka një sjellje të tillë ndaj z.Rakiq? Çfarë ka ndryshuar në këtë
mes? A ka ndryshuar Kurti, a rrethanat, apo edhe Kurti edhe rrethanat? Ku është
problemi?”.

You may also like