Ylli Manjani paralajmëron zhvillime të bujshme për Lulzim Bashën: Ja çfarë e pret

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se Lulzim Basha është identifikuar qartë si politikan kundër demokracisë. Manjani ka bindje se demokratët me votë do ta pastrojnë veten përfundimisht nga ky diktatoruc.

Postimi i plotë:

“Nul Basha tashmë është identifikuar qartë si politikan kundër demokracisë.

Tentoi të pengonte vetëmbledhjen e forumit më të lartë, ndërsa tani tenton të ndalojë eshe votën e anëtarësisë.

Zoti Lul që u bë Nul, nuk ka asnjë lidhje më me asnjëron formë të demokracisë; as asaj përfaqësuese e as asaj dikekte.

Sjellja e tij klasifikohet tek sjelljet diktatoriale. Nuk arrin ta bllokojë sepse kaq takat (kaçacitet dhune) ka. Po të kishte pushtet do bënte më shumë.

Përfundimisht i bindem gjenialitetit të popullit shqiptar që në rezultante vendosi të mos i japë mandat qeverisje këtij diktatoruci.

Shqiptarët janë popull me nuhatje dhe tek vota kanë gjykim të ftohtë. Ata nuk votuan as zotin Nul, por as qeverinë moniste të zotit Edvin. Parlamenti u nda në tavolinë dhe jo nga zgjedhjet e popullit.

Kam bindje se demokratët me votë do ta pastrojnë veten përfundimisht nga ky diktatoruc. Ata dhe vetëm ata duhet ta marrin këtë vendim. As zoti n’qiell nuk e ka këtë tagër.

Deri një javë më parë mendoja se ai duhej të rrinte në PD, por sot bindem se çdo ditë e qëndrimit të tij në politikë është dëm.

Kjo nuk më ndalon ende që njerëzisht ti uroj suksese në jetë!”, ka shkruar Manjani.

You may also like