Ylli i ri i Manchester United, Alejandro Garnacho, 18 vjeç, imiton festën e Cristiano Ronaldos pasi shënoi golin e parë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren 1-0 të skuadrës së tij në Europa League, kundër Real Sociedad të enjten.

18-vjeçari shënoi golin e asistuar nga Ronaldo.

Pasi u shfaq duke pyetur Ronaldon, i riu iu drejtua mbështetësve dhe mori një pozë të cilën 37-vjeçari e ka përdorur së fundmi si festën e tij, duke shtrënguar duart mbi gjoks dhe duke parë drejt qiellit.

“18 vjet e 125 ditë duke ëndërruar për këtë moment. Faleminderit Idol, @Cristiano”, shkroi Garnacho në Twitter pas ndeshjes.

I riu, i cili iu bashkua akademisë së të rinjve të United në vitin 2020, mori duartrokitje të vazhdueshme nga tifozët e United pasi u zëvendësua në pjesën e dytë.

Shumë prej tyre kishin bërë thirrje që Garnacho të luante më shumë këtë vit pasi u bëri përshtypje në parasezon, por mesfushori i United, Bruno Fernandes tha se i riu ende duhej të përmirësohej në disa aspekte.

“Ai ishte i mirë, por ai e di që ne presim shumë prej tij”, tha Fernandes për BT Sport pas fitores.

“Në turneun parasezonal, ai nuk kishte një paraqitje të mirë. Kjo është arsyeja pse ai nuk pati shanse. Tani ai po i merr shanset e tij sepse po stërvitet më mirë, ka një paraqitje tjetër dhe e meriton”.

Pavarësisht se goli i Garnacho i dha fitoren skuadrës së tij, në fund të fundit ishte një natë zhgënjyese për Djajtë e Kuq që duhej të fitonin me dy gola për të kaluar Real Sociedadin në krye të grupit.


Top Channel

You may also like