Ylli i Realit për transferimin e Mbappes: Nuk më intereson për momentin

by admin
Spread the love

Kontrata e Kylian Mbappe me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe më pas, sipas informacioneve të shumta nga mediat botërore, ai duhet të shkojë në Real Madrid si lojtar i lirë. Për këtë transferim u shkrua edhe vitin e kaluar dhe ishte afër përfundimit gjatë verës, por çuditërisht Mbappe e zgjati bashkëpunimin me parisienët.

Gazetari i Sky, Florian Plettenberg ka folur me Aurelien Tchouameni (24), mesfushorin e Francës dhe Real Madridit, gjatë pushimit ndërkombëtar. Duke qenë se luan me Mbappen në kombëtare dhe, sipas të gjitha llogaritjeve, së shpejti do të jetë bashkëlojtar i klubit, Plettenberg e pyeti se kur do të njoftonte Kylian se do të shkonte në Real.

“Sinqerisht, nuk më intereson për momentin”, u përgjigj Tchouameni duke buzëqeshur, më pas shtoi: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai aktualisht është anëtar i PSG-së. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

/GazetaBlic Sport

You may also like