Ylli i PSG-së zbulon arsyen se pse Lionel Messi nuk e ka gjetur veten ende te klubi francez

by admin
Spread the love

Mesfushori i Paris Saint-Germanit – Pardes, ka folur për formën jo të mirë te Lionel Messit me PSG.

Pardes për faqen zyrtare te klubit parisien ka thënë se edhe për një lojtar si Messi është e vështirë të arrish një klub të ri dhe të jesh 100% i suksesshëm menjëherë.

“Edhe për një lojtar si Messi, i cili është më i miri në botë, është e vështirë të arrish një klub të ri dhe të jesh 100% i suksesshëm menjëherë.

Nuk është e lehtë të ambientohet në një vend të ri, një ekip të ri, me shokë të rinj pas një qëndrimi kaq të gjatë në të njëjtin ekip. Por ne po flasim për Leon: ai me siguri do të ndryshojë situatën dhe do të kthehet në nivelin e tij më të mirë të tij”, përfundoi Paredes.

Ndryshe, Lionel Messi prej transferimit te tij nga Barcelona ka shënuar vetëm 2 gola për PSG-në në elitën e futbollit francez.

You may also like