“Ylli i Napolit më kujton Salah, kam rezerva për sulmin e Milanit! Vetëm Leao garanci”

by admin
Spread the love

Fabio Capello është ndalur te merkato e Napolit e Milanit në prononcimin për Corriere dello Sport. Ish-trajneri i famshëm italian, ka një simpati të madhe për Khvicha Kvaratskhelia.

Spalletti humbi Koulibaly, i cili i jepte siguri gjithë ekipit, dhe golat e asistet e Insignes, por Napoli më intrigon. Kim është një mbrojtës cilësor, ndërkohë që Kvaratskhelia ka diçka nga Salah i ri në lëvizjet e tij.

Milan? Intrigues janë edhe kuqezinjtë, të cilët janë fokusuar te cilësia. Maldini-Massara kanë treguar se dinë të zbulojnë talentet dhe të mendojnë për të ardhmen.

Theo, Tomori, Kalulu, Maignan e konfirmojnë një gjë të tillë. Kam disa rezerva për sulmin. Giroud nuk më ka bindur plotësisht, ndërsa Origi përfaqëson një gjysmë basti.

Ai ka bërë gjëra të rëndësishme te Liverpooli, por duhet të rigjejë formën më të mirë. Leao pastaj është garanci absolute. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, shpresoj të konfirmojë ecurinë e sezonit të kaluar”, deklaroi Capello.


Top Channel

You may also like