Ylli i Manchester United zbulon se shtëpia e tij ishte cak i hajdutëve

by admin
Spread the love

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba thotë se i është plaçkitur shtëpia teksa ai luantë në Old Trafford të martën kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti francez, Paul Pogba, është bërë futbollisti i fundit që i është vjedhur shtëpia teksa po luante në një ndeshje.

Reprezentuesi francez e përshkroi plaçkitjen prej pesë minutash si “makthin më të keq të familjes ” dhe tha se fëmijët e tij ishin duke fjetur në dhomat e tyre të gjumit në atë kohë.

Ai shkroi në Twitter: “Vjedhësit ishin në shtëpinë tonë për më pak se pesë minuta, por në atë kohë ata na morën diçka më të vlefshme se çdo gjë që kishim në shtëpinë tonë … ndjenjën tonë të sigurisë dhe sigurisë”.

Ai shtoi: “Kjo ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së mbrëmshme kur ata e dinin që ne nuk do të ishim në shtëpi. Unë dhe gruaja ime nxituam në shtëpi duke mos ditur nëse fëmijët tanë ishin të sigurt dhe të padëmtuar”.

“Si baba nuk ka ndjenjë më të keqe në këtë botë sesa të mos jesh atje për të mbrojtur fëmijët e tu dhe unë sinqerisht shpresoj që askush të mos ndjejë kurrë atë që ndjeva mbrëmë. Pogba ofroi gjithashtu një shpërblim për “këdo që ka një ide për të na ndihmuar”, shkroi Pogba në llogarinë e tij.

You may also like