Ylber Syla me fjalë të mëdha për Elhami Shabanin

by admin
Spread the love

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Ylber Syla, është i ngazëllyer për suksesin e madh të karateistit Elhami Shabani.

Syla tha se kur janë nisur në drejtim të Turqisë, pikësynim e kanë pasur medaljen dhe e arritën këtë qëllim.

Shabani ka treguar luftë të madhe ndaj karateistit boshnjak Turulijan, duke e mposhtur me rezultat 2:1 dhe u stolis me medalje të bronztë deri në kategorinë -75 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Gaziantep.

Syla tha se përvoja e Shabanit ishte edhe arma më e fortë e triumfit ndaj Turulijanit.  

“Prej që kemi udhëtuar nga Kosova për në Gaziantep, jemi nis vetëm për medalje me Elhami Shabanin.

Elhami Shabani ka punuar shumë për këtë ditë, puna e madhe edhe përvoja e Elhamiut e ka bë me u stolis me medalje”, thotë Syla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like