Yevgeny Prigozhin ka vdekur! – Shqip

by admin
Spread the love

Komiteti Hetimor Rus njoftoi se rezultatet e testeve gjenetike kanë konfirmuar identitetin e 10 personave që humbën jetën në rrëzimin e një avioni të mërkurën, më 23 gusht.

Sipas njoftimit, mes viktimave ishte edhe themeluesi i grupit mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

“Në kuadër të hetimeve për rrëzimin e avionit në rajonin e Tverit, janë përfunduar testet molekularo-gjenetike. Në bazë të rezultateve të tyre është përcaktuar identiteti i të dhjetë viktimave, ku ato korrespondojnë me listën e shënuar në fletën e fluturimit.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën, një avion privat Embraer Legacy, i cili po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua në rajonin e Tverit.

Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se të gjithë në aeroplan kanë vdekur.

Sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror, themeluesi i PMC Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në mesin e pasagjerëve.

Në listën e pasagjerëve ishin Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Wagner-it, Dmitry Utkin, Valery Chekalov, Sergei Propustin, Yevgeny Makaryan, Alexander Totmin, Nikolai Matuseev dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Ajo që dihet për tre anëtarët e ekuipazhit të avionit është se piloti Alexey Levshin ishte nga Shën Petersburgu, bashkë-piloti Rustam Karimov, me sa duket nga Perm dhe stjuardesa Kristina Raspopova nga Yekaterinburgu.

Grupi Wagner konfirmoi në kanalin e tij Telegram lajmin për vdekjen e udhëheqësit të tij Prigozhin, për vdekjen e të cilit fajësoi, siç u tha, “tradhtarët e Rusisë”. /tesheshi.com/

You may also like